Autoritetet franceze aktualisht nuk kanë ndërmend të reduktojnë arsenalin e tyre bërthamor, deklaroi të premten Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, në On Air e Radiostacionit "France Info".

"Barack Obama i propozon Rusisë reduktimin e përbashkët të armatimeve bërthamore. Shumë mirë. Sa për ne, ne nuk jemi të prirur të ndjekim këtë logjikë", - tha ministri.

"Ne kemi më pak se 300 mbushje bërthamore dhe ne kemi bërë shumë tashmë në kuadër të reduktimit të armatimeve tona bërthamore", - shtoi ai.