0Kryeqyteti verior i Rusisë për tre ditë me radhë u shndërrua në qendër të politikës ekonomike botërore. Atje startoi Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i 17-të i Shën Petersburgut. Përkatësisht rëndësisë dhe peshës së vet këtë eveniment e krahasojnë me Davosin. Më shumë se 5.000 politikanë, sipërmarrës, financierë, drejtues të kompanive të mëdha u mblodhën për të diskutuar dhe identifikuar rrugët e zgjidhjes së problemet globale financiare dhe ekonomike.

Galeria fotografike

Këto probleme janë tashmë të njohura. "Ne ende nuk kemi dalë plotësisht nga kriza më e tmerrshme e 80 viteve të fundit, kështu që stimulimi i rritjes do të jetë tema kryesore", - deklaroi në fjalën e tij Drejtori i Përgjithshëm i Ernst & Young Global, James Turley. Megjithatë, sipas fjalëve të Këshilltarit kryesor të Bordit të Deutsche Bank, Thomas Mayer, njëfarë rritje ekonomike globale në vitet e fundit është përvijuar megjithatë:

- Forcë kryesore lëvizëse e kësaj rritje sipas parashikimeve të bëra - dhe me këtë pajtohen pothuajse të gjithë - do të jenë tregjet e vendeve me ekonomi tregu në formim e sipër. Vendet e industrializuara janë duke mbetur prapa - shkalla e rritjes në këto shtete për vitin në vazhdim do të rezultojë 1.4%, ndërsa në vitin e ardhshëm pritet të jetë rreth 2%.

Megjithatë eksperti theksoi si vijon: pas tabllosë së moderuar optimiste fshihen rreziqe serioze. Roli i vendeve në zhvillim, kryesisht i shteteve të Azisë, është vërtetë në rritje në ekonominë botërore, por kjo nuk duhet të mbivlerësohet. Thjesht kapitali shkon atje ku ka përfitim të lidhur me koston e punës, sqaroi në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" njëri nga pjesëmarrësit e Forumit, financieri rus Oleg Vjugin:

- Unë mendoj se deklarata "e ardhmja i përket Azisë" është paksa e nxituar, e pamatur madje, sepse të gjitha qendrat e teknologjive, të gjitha qendrat intelektuale, të cilat do të jenë motorë të ekonomisë botërore, janë të vendosura në vendet e zhvilluara. Për aq kohë sa nuk ka parakushte për atë që Harvard të zhvendoset në Kinë apo "Silicon Valley" të krijohet në Tajlandë. Duke hedhur vështrimin në një perspektivë afatmesme, unë jam i prirur të besoj, se rolin e lidershipit do të vazhdojnë t’ia ruajnë vetes vendet e zhvilluara.

Megjithatë roli i Azisë, falë proceseve demografike dhe rrjedhës globale të kapitalit, do të rritet. Prandaj, sipas shprehjes së Oleg Vjuginit, Rusia duhet në të njëjtën kohë "të bëjë tregti me Azinë dhe të ruajë miqësinë me “Silicon Valley".

0Nesër pritet fjalimi i Presidentit Vladimir Putin. Ekspertët shpresojnë që ai të flasë për politikën ekonomike dhe rolin e sektorit financiar në sigurimin e rritjes ekonomike.