Duke marrë fjalën në mbylljen e Forumit Global të Mediave në Bon, Drejtori i Përgjithshëm i “Deutsche Welle”, Erik Bettermann, i cili së shpejti do të largohet nga posti i vet, iu drejtua për herë të fundit pjesëmarrësve të forumit, i cili e quajti “Media Davosin” të aftë për të perceptuar gjithë shumëllojshmërinë e mendimeve dhe për t’i ofruar komunitetit një komplet të tërë vlerash, duke përfshirë lirinë e fjalës dhe të mendimit.

Z. Bettermann e ka renditur lirinë e mediave ndër të drejtat kryesore globale të njeriut. Vetëm njerëzit e informuar mund të bëhen forcë lëvizëse e ndryshimeve. Ndërkohë ai vuri në dukje se në një sërë vendesh, veçanërisht në Turqi, të drejtat e njeriut sot po përjetojnë presion nga ana e autoriteteve.