0Ky sistem është projektuar për avionët dhe helikopterët e rinj dhe ata të selektuar për modernizim, duke përfshirë edhe gjuajtësin e gjeneratës së pestë.

Galeria fotografike

Ndër eksponatet e Sallonit të 50-të ndërkombëtar të teknikës ajroro-kozmike, i cili po mbahet këto ditë në periferitë e Parisit - në Le Bourget, stenda e sipërmarrjes së përbashkët ruso-franceze "RS Aleance" nuk dallohet, në vështrim të parë, me asgjë të veçantë. Për njerëzit jo specialistë është shumë e vështirë të pikasin në një pajisje të vogël të zezë katrore shembullin e paprecedentë të kooperimit ruso-francez në fushën e aviacionit ushtarak. Fjalë bëhet për zhvillimin e përbashkët me francezët të një sistemi unik navigacioni, me të cilin supozohet të pajisen avionët luftarakë rusë.

Sipërmarrja e përbashkët "RS Aleance" u konceptua që në vitin 2011 gjatë zhvillimit të Sallonit të teknikës së aviacionit në Zhukovskij pranë Moskës, kurse deri në fund të vitit 2020 kompania ka në plan për të zënë të paktën 75% të tregut për furnizimin e sistemeve të tilla për të gjitha projektet ruse. Përveç avionëve komplekse të tilla do të instalohen edhe në helikopterët ushtarakë “Ka-52”, për të cilët është projektuar një modifikim i veçantë. Të ardhurat vjetore të ndërmarrjes, pas daljes së saj në ciklin maksimal të prodhimit, duhet të përbëjnë rreth 30 milionë euro, shpresojnë ekspertët.

Zhvillimi i kompleksit në fjalë është realizuar pothuajse tërësisht nga ekspertët rusë, megjithatë pjesëmarrja e Francës në këtë projekt është e pazëvendësueshme. Kompania franceze Sagem furnizon nyjen më kritike - bllokun e sensorëve. Më hollësisht mbi punën e zhvillimit të këtij sistemi tregoi Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Andrei Trebuhov:

- Ndërmarrja është themeluar me dekret të Presidentit dhe Qeverisë së Federatës Ruse. Tani ajo, mund të thuhet, ka filluar veprimtarinë e saj të plotë operacionale. Sistemi ynë i navigacionit është një produkt i klasit botëror, i cili i përgjigjet të gjitha standardeve më të fundit ndërkombëtare.

0Andrei Trebuhov shpreson se produktet e avancuara të kompanisë ruso-franceze "RS Aleance" (russ. "РС Альянс") do të jenë të kërkuara si në tregun e brendshëm, rus, ashtu dhe në tregun botëror, duke rritur me këtë aftësinë për konkurrencë të aviacionit rus.