Aplikimi i Ekaterinburgut për zhvillimin e Ekspozitës Botërore Expo 2020 është paraqitur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (FENSH) në formën e një stende të larmishme dhe interesante.

Galeria fotografike

Siç treguan sot në Komitetin e Ofertës Expo 2020, pjesëmarrja në këtë forum është një hap tjetër avancimi i aplikimit të Rusisë për të drejtën e pritjes së Ekspozitës Botërore.

Stenda është projektuar në formën e një mini-kafeneje, të cilën mund ta vizitojnë mysafirët e forumit, atje mund të zhvillohen madje edhe takime. Gjithashtu në Forum të ftuarve u shpërndahen materiale promovuese, ndërsa në ekrane të mëdhenj shfaqen video me temën Expo në Ekaterinburg", - vunë në dukje në Komitetin e Ofertës.