Tenistja amerikane Venus Williams nuk do të marrë pjesë në kampionatin e Wimbledon. Për këtë Venus Williams njoftoi në faqen e saj në Facebook. Arsyeja për mosmarrjen pjesë në turne u bë një traumë në shpinë.

Venus Williams është 5-herë fituese e turneut të Wimbledon. Herën e fundit ajo e fitoi turneun në vitin 2008. Në qershor të vitit 2012 Venus Williams u eliminua nga konkurrenca në Wimbledon pas raundit të parë. Kampione aktuale e Wimbledon është motra e vogël e Venus - Serena Williams.