Shkencëtarët ukrainas kanë zbuluar bakterie që shkaktojnë pneumoni, tuberkuloz, antraks dhe sëmundje fungale në kartmonedhat kombëtare të Ukrainës.

"Ne e prisnim që paratë do të rezultonin të pista, por nuk mund ta imagjinonim dot se ato do të ishin kaq shumë të ndotura", - tha punonjësja e Institutit të Kievit për Sigurinë e Mjedisit, Katerina Garkava.

Banka Kombëtare e Ukrainës njoftoi se po studion përvojën ndërkombëtare të mbrojtjes së kartmonedhave nga mikrobet. Një praktikë e tillë ekziston në SHBA, Gjermani dhe Francë. Në Japoni ka aparate që i ngrohin paratë deri në 200 gradë, më pas i trajtojnë ato me një përzierje të veçantë dhe emetojnë një kartmonedhë të pastër. Ndërsa në Indi paratë lahen me sapun.