Ushtarakët somalezë dhe forcat paqeruajtëse të Bashkimit Afrikan rimorrën kontrollin ndaj zyrave të OKB-së në kryeqytetin e Somalisë, Mogadisho, të cilat sot u zaptuan nga militantët e grupit "Al-Shabab".

Një përfaqësues i policisë lokale njoftoi se ushtarakët e morrën kontrollin ndaj zyrave të OKB-së me sulm dhe eleminuan të gjithë terroristët. Si pasojë e sulmit të islamistëve humbën jetën të paktën tre civilë. Nuk dihet ende nëse ndër viktimat ka ndonjë punonjës të personelit të OKB-së apo jo. Me sa duket të gjithë ata arritën të fshiheshin në një bunker.