Sot një grup militantësh sulmoi kompleksin e ndërtesave në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, në të cilin ndodhen zyrat e Programit të Zhvillimit të OKB-së. Sipas informacionit që u përcolli gazetarëve zëdhënësi i policisë, fillimisht një militant kamikaze hodhi në erë portën hyrëse në kompleks, ndërsa më tej pasi u ndodh brenda kompleksit të ndërtesave një grup personash të armatosur hapi zjarr kaotik me armë të vogla. Sipas njoftimeve, ka pasur një shkëmbim të ashpër zjarri për rreth gjysmë ore. Nuk ka ende informacion për viktima të mundshme. Përgjegjësinë për sulmin e morrën përsipër militantët e grupit "Al-Shabab".