Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në jugperëndim të Francës. Nga brigjet ka dalë lumi më i madh në rajon - Garonne. Vërshimi i tërbuar i ujit ka çuar në pezullimin e qarkullimit rrugor, ka përmbytur rrugët e disa qyteteve. Janë përmbytur madje katet e para të ndërtesave.

Është dëmtuar rëndë qyteti i famshëm Lourdes - vend pelegrinazhi për katolikët. Atje janë anuluar shërbimet kishtare, prej hoteleve janë evakuar mysafirët. Ujërat e lumit Gave de Pau kanë ardhur deri në afërsi të shpellës ku, sipas legjendës, është shfaqur Virgjëresha Mari dhe kërcënojnë të përmbysin bazilikën më të madhe nëntokësore të Evropës.