Presidenti i SHBA-së Barack Obama ka ndërmend t’i propozojë Rusisë reduktimin e dyanshëm të armatimeve strategjike bërthamore si dhe arsenalevet taktike, njoftoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Barack Obama, i cili mbërriti me një vizitë zyrtare në Gjermani, ka ndërmend të mbajë një fjalim në Portën e Brandenburgut në Berlin.

Në prag të vizitës së tij në Gjermani Presidenti amerikan mori pjesë në Samitin e "G-8" në Irlandën e Veriut, ku deklaroi se Rusia dhe SHBA-ja duhet të jenë vende pararojë në çështjen e bashkimit të përpjekjeve që kanë të bëjnë me mospërhapjen e armëve bërthamore.