Gjykata Supreme e Argjentinës shpalli antikushtetuese disa dispozita të reformave të propozuara nga qeveria, të cilat synojnë demokratizimin e sistemit gjyqësor të vendit.

Pretendime tek gjykatësit shkaktoi propozimi për rritjen e numrit të anëtarëve të Këshillit të Magjistraturës - organi kryesor i mbikëqyrjes i drejtësisë argjentinase - nga 13 në 19 persona, shumica e të cilëve duhet të zgjidhen drejtpërsëdrejti nga qytetarët gjatë zgjedhjeve të përgjithshme.

Siç theksohet në vendimin e Gjykatës, një procedurë e tillë do të rrezikonte pavarësinë e aktivitetit gjyqësor kombëtar.