Në kuadër të Forumit Global të Mediave, që po mbahet në Bonn, pjesëmarrësit diskutuan çështjet e lirisë së informacionit në vendet me ekonomi në zhvillim.

Redaktorja e “The Sunday Punch” nga Nigeria, Toyosi Ogunseye, theksoi se demokracia e vërtetë njeh të drejtën e qytetarëve jo vetëm për strehim, kujdes shëndetësor, etj., por edhe për marrje informacioni. Ndërkaq liria e informacionit nuk është dhe aq e lidhur me ligjet, se sa me nivelin e demokracisë dhe lirisë reale të fjalës e mendimeve në shoqëri.