Presidentja e Brazilit Dilma Rousseff deklaroi se është krenare për faktin që dhjetëra mijëra njerëz morrën pjesë në protestat në rrugë javën e kaluar dhe kërkoi përmirësimin e cilësisë së arsimit, zhvillimin e shkollave dhe rrjetit të transportit.

Ky ishte fjalimi i saj i parë në lidhje me protestat, të cilat filluan në 12 qytete të mëdha të Brazilit. Dilma Rousseff tha se autoritetet do t'u vënë veshin kërkesave të demonstruesve.

Prirjet protestuese të popullsisë filluan të manifestohen në qershor me kërkesat për anulimin e rritjes së çmimeve për biletat e autobusit në disa qytete. Më vonë protesta në fjalë përshkallëzoi në demonstrata masive kundër korrupsionit dhe autoriteteve të Brazilit në tërësi.