Rezervat e tymëseve (granatave tymuese), granatave me gaz lotsjellës dhe sprait me piper janë drejt mbarimit në policinë turke. Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë po përgatit një tender për furnizimin e depove me mjete speciale.

Gjatë trazirave që zgjatën më shumë se dy javë policia përdori rreth 130.000 granata me gaz.

Policia planifikon gjithashtu të rrisë numrin e automjeteve të transportit special. Do të blihen automjete të pajisura me topa uji, me kabina të mbrojtur dhe lugë (si e buldozerit) si dhe automjete të blinduara.