Në Gjermani pas përmbytjeve drastike erdhi vapa tropikale. Pritet që sot temperatura në disa rajone të vendit të arrijë deri në 38 gradë Celsius në hije.

Vapa do të ushtrojë ndikim negativ edhe në pajisjet teknike: në trena nuk do të punojnë kondicionerët. Siç njoftoi një përfaqësues i kompanisë "Deutsche Bahn", instalimet e ftohjes së ajrit kanë pushuar së funksionuari në 6 trena të shpejtësisë së lartë dhe në trenat rajonalë. Pasagjerët u detyruan të hipin në trena të tjerë.

Meteorologët premtojnë një ftohje të ndjeshme të motit në ditët e ardhshme - i nxehti do të zëvendësohet nga shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi. Pritet që ditën e premte temperatura në Gjermani të ulet me rreth 10 gradë.