Numri i refugjatëve në botë ka arritur treguesin më të lartë në 20 vitet e fundit, dëshmojnë të dhënat e Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për Çështjet e Refugjatëve.

Sipas statistikave, vitin e kaluar rreth 8 milionë njerëz kanë qenë të detyruar të braktisin e shtëpitë e tyre, kryesisht për shkak të konflikteve të armatosura. Herën e fundit shifra të tilla kaq të larta janë regjistruar në vitin 1994, gjatë gjenocidit në Ruandë dhe krizës në Jugosllavi.

Një nga arsyet e rritjes së theksuar të numrit të refugjatëve është konflikti i armatosur në Siri. Pothuajse gjysma e refugjatëve të botës janë nga pesë vende: Afganistani, Somalia, Iraku, Siria dhe Sudani.