Kompania “TEPCO” - operatore e elektrostacionit atomik, në të cilin ndodhi disa kohë më parë një aksident serioz, "Fukushima-1" - zbuloi një tejkalim 30-herësh të standardeve të stronciumit dhe një rritje 8-fish të përmbajtjes së tritiumit në ujërat nëntokësore pranë reaktorit të dytë të centralit bërthamor, 27 metra larg bregdetit.

Në krahasim me matjet e bëra në dhjetor të vitit të kaluar përmbajtja e stronciumit është rritur 116 herë, ndërsa ajo e tritiumit - 17 herë.

Kompania “TEPCO” ende nuk ka paraqitur ndonjë shpjegim të plotë se pse rritet niveli i rrezatimit në ujrat nëntokësore, por pohon se nuk ka patur rrjedhje të ujit radioaktiv në oqean, sepse ndryshimet e radioaktivitetit në ujërat bregdetare rezultojnë brenda kufijve të normës.