0Ajo u lidh midis pjesëmarrësve të tij - Uzinës së Aviacionit Civil të Uraleve (korporata shtetërore "Rosteh") dhe kompanisë austriake DAI (Diamond Aircraft Industries).

Galeria fotografike

Avionët, të cilët mund të marrin në bord deri në 19 pasagjerë, janë të projektuar për linjat ajrore vendase. Aeroplanët në fjalë mund të përdoren për fluturimet me itinerar nga 400-1000 kilometra. Në Rusi zhvillimi i aviacionit rajonal frenohet pikërisht nga mungesa e avionëve të vegjël modernë për transportimet lokale. Makina të reja ruse me krahë në këtë segment nuk ka ende, kurse avionët e vjetëruar “An-2” po e konsumojnë tashmë potencialin e tyre, vëren eksperti rus i sferës së aviacionit Oleg Smirnov:

- Aeroplani “An-2” (russ. “Ан-2”) është një makinë e mrekullueshme. Me këta avionë njëzet vjet më parë janë transportuar dhjetëra miliona pasagjerë. Falë këtyre aeroplanëve çdo fshat, qytet i vogël apo pikë e largët banimi kishte komunikim ajror me tokën e madhe (kontinentin) - qofshin këto vendet e Lindjes së Largët, Veriu, Siberia dhe të skaje të tjera tejet të largëta.

Por ky aeroplan, po ashtu si dhe ata të modelit “L-410” (russ. “Л-410”) që hyjnë në përbërje të parkut të flotës ajrore të vendit, janë vjetëruar moralisht. Dhe shpresat nuk mund të lidhen më kurrsesi me to. Kërkesa e tregut të brendshëm për avionë të rinj është jo më pak se 200 makina me krahë. Kështu që projekti i përbashkët është plotësisht në kohën e duhur, vë në dukje Kryeredaktori i Agjencisë ruse "AviaPort" Oleg Pantelejev:

- Sfida kryesore, me të cilën do të duhet të përballen partnerët tanë, është aplikimi në konstruktin e avionit perspektiv të teknologjive dhe materialeve më të reja të industrisë bashkëkohore të aviacionit. Fjalë bëhet për përdorimin e gjerë të materialeve kompozite, radio-pajisjeve e aparatura elektronike më të avancuara dhe motorëve diesel. Motorë të tillë destinohen për të siguruar konsumin e ulët të karburantit dhe mundësinë për të përdorur si lëndë djegëse vajgurin special të aviacionit, i cili është shumë më i lirë se sa benzina (karburanti i posaçëm për avionët).

Projekti i përbashkët ruso-austriak përfshin jo vetëm prodhimin e avionit 19-vendësh, por edhe të një linje të tërë aaroplanësh të kësaj madhësie. Dhe kjo do të zbatohet në kushtet e lokalizimit. Në fazën përfundimtare të gjitha komponentët e avionëve dhe motorëve diesel për ta do të prodhohen tërësisht në Uzinën e Aviacionit Civil të Uraleve (pra, nga korporata shtetërore "Rosteh").

0Aeroplani i parë i prodhimit plotësisht rus mund të vihet në shfrytëzim që në vitin 2016.