Në Meksikë policia arrestoi ish-profesorin e Universitetit Amerikan, Walter Williams Lee, të përfshirë në listën e përpiluar nga FBI-ja të dhjetë kriminelëve më të kërkuar. Ai akuzohet për shfrytëzim seksual të fëmijëve, duke përfshirë këtu edhe jashtë kufijve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Urdhëri për arrestimin e tij është lëshuar në prill. Për informacionin mbi vendndodhjen e Walter Lee Williams FBI-ja caktoi një shpërblim prej 100 mijë dollarë. Ish-profesori është arrestuar në një nga plazhet e Detit të Karaibeve.