Në Algjeri më 21 qershor do të zhvillohet konkursi kombëtar i bukurisë "Miss Algjeria", i cili nuk është zhvilluar që prej 10 vitesh në vend.

Në këtë konkurs do të përfshihen 20 vajza të moshës 18-26 vjeç. Pjesëmarrëset e konkursit duhet të jenë jo më të shkurtra se 170 cm, të kenë parametrat truporë 90-60-90 cm. dhe të jenë në gjendje të komunikojnë në gjuhën frënge.

Fituesja e konkursit "Miss Algjeria" nuk do të mund të konkurrojë dot këtë vit për kurorën e "Miss World", që do të zhvillohet në shtator, pasi tashmë është tepër vonë për të aplikuar.