Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë bisedimeve me Presidentin amerikan Barack Obama preku temën e përgjimit të abonentëve të rrjetit telefonik dhe monitorimit të postës elektronike, veprimtari këto që, siç u bë e ditur, udhëhiqeshin nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së.

Merkel u takua me Obamën në Berlin. Liderët e vendeve pa shumë polemika diskutuan edhe çështjet ekonomike dhe tregtare. Por, siç tha më vonë Merkel, ata nuk gjetën dot një emërues të përbashkët gjatë diskutimit të programit amerikan të përgjimit. Kancelarja beson se debati në lidhje me këtë çështje do të ketë vazhdim.

Liderët e dy vendeve ranë dakord vetëm me faktin se në parim mes sigurisë dhe paprekshmërisë së jetës private duhet të ketë një ekuilibër.