Komplekset raketore ruse të mbrojtjes kundërajrore do të ekspozohen për herë të parë në Sallonin e aviacionit "MAKS". Kjo u njoftua nga Presidenti rus Vladimir Putin.

"Sot mostrat tona të armatimeve të mbrojtjes ajroro-kozmike, të prodhuara në seri, janë ndër më të mirat, - tha Putin. - Këtë e dëshmon më së miri në veçanti popullariteti i tyre, sidomos ai i komplekseve raketore të mbrojtjes kundërajrore, në tregun botëror të armëve. Disa prej tyre ne do t’i ekspozojmë për herë të parë në Sallonin "MAKS".