Aktorja e njohur amerikane Kim Basinger ka konfirmuar se do të luajë rolin kryesor në dramën "Vogëlushi" (frengj. "Petit") të regjisorit Anders Morgenthaler, njoftoi botimi “The Hollywood Reporter”.

Basinger do të luajë rolin e një gruaje të suksesshme, së cilës mjekët i kanë komunikuar se është shterpë. Personazhi kryesor bëhet e obsesionuar nga dëshira për të patur një fëmijë dhe përpiqet ta birësojë atë. Si pasojë, sipas subjektit të filmit, ajo përballet me botën kriminale të prostitucionit të fëmijëve në Europën Lindore.

Xhirimet e filmit kanë filluar tashmë në Hamburg. Planifikohet që filmi të shfaqet në ekranet e gjera botërore në vitin 2014.