Duke marrë fjalën në Forumin Global të Mediave, i cili po mbahet në Bon të Gjermanisë, Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle tha se shoqëritë, në të cilat njerëzit përndiqen për disidencë, nuk do të jenë kurrë të suksesshme.

Nga regjimet autoritare vuajnë në radhë të parë të rinjtë, të cilët fillojnë të luftojnë për prespektivat e tyre ekonomike dhe sociale, gjë kjo që u demonstrua në mënyrë mëse të qartë fillimisht nga “Pranvera arabe”, ndërsa tani nga konfrontimi social në Turqi.

Guido Westerwelle vuri në dukje se demonstratat dhe protestat janë shenjë e pjekurisë së shoqërisë dhe formimit të vlerave qytetare të saj .