Britania e Madhe është gati të realizojë programin për zhvillimin e brezit të ri të robotëve me qëllim të mbrojtjes së trupave në fushën e betejës, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i vendit, Alistair Burt.

Këta robotë janë hapi i ardhshëm pas avionëve sulmues pa pilot (drones), sepse do të jenë në gjendje të zgjedhin vetë objektivat e tyre për asgjësim.

Disa politikanë britanikë kanë shprehur shqetësim se teknologjia në fjalë mund të jetë e mbarsur me pasoja "potencialisht të tmerrshme".

Megjithatë, siç deklaroi Alistair Burt, Britania e Madhe ka obligime ndaj "njerëzve të cilët na mbrojnë" dhe për këtë arsye vendi "i rezervon të drejtën vetës për zhvillimin e teknologjive të tilla".