0Shërbimet e inteligjencës të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë marrë nën survejim të gjithë pjesëmarrësit e takimit të "G-20", të mbajtur në vitin 2009 në Londër. Në veçanti, ata u përpoqën për të kapur sinjalin e telefonit satelitor, të cilin e përdorte asaj kohe Presidenti i atëhershëm i Rusisë Dimitri Medvediev. Janë survejuar paq prej shërbimeve të sigurimit edhe të ftuarit e tjerë të forumit. Prej tyre u hapën Internet Caffe të posaçme, në të cilat të gjithë kompjuterët ishin të infektuar me spyware. Me ndihmën e tyre agjentët e NSA-së dhe kolegët e tyre britanikë kanë marrë qasje në postat elektronike (e-mail) dhe fjalëkalimet e pjesëmarrësve të Samitit. Megjithatë, pavarësisht nga natyra skandaloze e këtij informacioni, asgjë e papritur apo tepër befasuese, në thelb, nuk përmbahet në të. Situatën e komenton për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” veterani i Zbulimit të Jashtëm rus, Lev Korolkov:

- Kjo është një gjë krejtësisht normale në punën e të gjitha agjencive të zbulimit të botës, për të cilat është absolutisht e nevojshme të dinë sekretet e kundër agjentëve të tyre. Dhe nuk ka rëndësi nëse quhen ata partnerë, kundërshtarë apo ndryshe.

Informacioni mbi atë, se si agjentët amerikanë janë përpjekur për të përgjuar telefonin e Dimitri Medvedievit, u botua nga gazeta “The Guardian” në prag të fillimit të punimeve të Samitit të "G-8" në Irlandën e Veriut. Megjithatë, sipas mendimit të ekspertëve, nuk ka gjasa që informacioni në fjalë të ndikojë në ndonjëfarë mënyre në axhendën e bisedimeve të Vladimir Putin dhe Barack Obama, të cilat do të mbahen në margjinat e këtij forumi. Madje dhe në vetë marrëdhëniet ruso-amerikane në përgjithësi ky episod, me probabilitet të madh, nuk do të ketë ndikim të dukshëm.

Informacioni mbi punën e shërbimeve të inteligjencës të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe gjatë zhvillimit të Samitit në Londër gjeti pasqyrim në shtyp falë dëshmive publike të ish-bashkëpunëtorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së (NSA), Edward Snowden.

0Duam t’ju kujtojmë se javën e kaluar ai bëri tashmë publik informacionin rreth asaj se si CIA dhe NSA-ja mbajnë nën survejim qytetarët amerikanë. Fjalë bëhej për monitorimin e thirrjeve telefonike dhe aktivitin në rrjetet sociale, si dhe për qasjen në postën elektronike (e-mail) personale. Në serinë e re të demaskimeve të veta Snowden tregoi jo vetëm për punën e NSA-së gjatë Samitit të "G-20", por deklaroi gjithashtu se nga kompjuteri i vet i punës ai mund të monitoronte çdo qytetar të Shteteve të Bashkuara, madje dhe vetë Presidentin. Megjithatë, këtë deklaratë të tij tashmë e përgënjeshtroi Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Denis McDonough (White House Chief of Staff

Denis McDonough)

0.