Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov deklaroi se Moska kundërshton shndërrimin e konferencës ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit sirian në një akt publik të kapitullimit të Damaskut zyrtar.

"Ne jemi kategorikisht kundër zëvendësimit të koncepteve dhe interpretimit të lirë të dispozitave të komunikatës së Gjenevës, në veçanti, kundër konfirmimeve se konferenca duhet të bëhet njëfarë akti publik i kapitullimit të delegacionit të qeverisë me transferimin e mëpasshëm të pushtetit të Sirisë në duart e opozitës", - tha Sergei Lavrov.

Konferenca ndërkombëtare "Gjeneva 2" është iniciuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo duhet të bëhet vazhdim i takimit të Gjenevës të 30 qershorit të vitit 2012.