Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës publikoi listën e 46 të burgosurve më të rrezikshëm të burgut ushtarak në në ishullin Guantanamo të Kubës.

Në këtë listë janë përfshirë emrat e të burgosurve, të cilët konsiderohen si tepër të rrezikshëm për t’u liruar, por në të njëjtën kohë ata nuk mund të gjykohen për shkak të mungesës së provave. Shumica e pjesëtarëve të listës janë qytetarë të Jemenit dhe Afganistanit.

Presidenti i SHBA-së Barack Obama nënshkroi urdhërin ekzekutiv për mbylljen e burgut që më 22 janar të vitit 2009, por në bazën në Guantanamo, si dhe më parë, vazhdojnë të mbahen të ngujuar 166 persona.