0Pavarësisht nga kjo, madje edhe takimet në margjinat e Samitit treguan se udhëheqësit janë të interesuar për dialog në lidhje me zgjidhjen e çështjes siriane.

Negociatat e Putinit dhe Obamës ishin të parafundit në programin fort të ngjeshur të ditës së parë të Samitit në Lough Erne. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të intensifikojnë bashkëpunimin dypalësh në sferën ekonomike nëpërmjet linjës së komisioneve ndërqeveritare dhe në kuadër të OBT-së, si dhe në luftën kundër terrorizmit dhe krimit kibernetik. Këto synime janë pasqyruar dhe sanksionuar në marrëveshjet që dy presidentët nënshkruan të hënën. Përkatësisht çështjeve më të mprehta të politikës globale - situatës në Gadishullin Korean, bashkëpunimit në Afganistan dhe problemit të Iranit, sidomos me marrjen parasysh të rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura në këtë vend, Obama dhe Putin kanë konfirmuar se ata janë të gatshëm për të "shkuar përpara". Madje dhe "në drejtimet më të ndjeshme". Me sa duket nga të gjitha kjo remarkë vlen edhe për çështjen më nevralgjike - atë siriane. Vladimir Putin la të kuptojë qartë se Moska dhe Uashingtoni pajtohen në pikën më kryesore: se konflikti sirian duhet të zgjidhet vetëm e vetëm me mjete politike:

- Vërtetë në disa gjëra pozicionet tona nuk përkojnë, por ne jemi të unifikuar nga dëshira e përbashkët për të ndalur dhunën, për të ndaluar rritjen e numrit të viktimave në Siri, për të zgjidhur problemin me mjete paqësore, ndër të tjera edhe me anë të negociatave në Gjenevë. Ne kemi rënë dakord për të inkurajuar dhe detyruar palët të ulen në tryezën e bisedimeve.

Presidenti amerikan ka konfirmuar si vijon: as Uashingtoni dhe as Moska nuk do të heqin dorë nga ideja e mbajtjes së një konference paqeje. Puna përgatitore për organizimin e saj do të vazhdojë:

- Ne kemi një interes të përbashkët - për t'i dhënë fund dhunës që ka vend aktualisht atje. Ne jemi gjithashtu fort të interesuar për të siguruar armët kimike, që mund të ndodhen në Siri, me qëllim që të parandalojmë përdorimin dhe përhapjen e tyre. Ne kemi rënë dakort të ndërmarrim të gjitha përpjekjet që çojnë drejt zgjidhjes së konfliktit nëpërmjet instrumenteve paqësore.

0Vështirësinë e avancimit të negociatave në lidhje me mbajtjen e konferencës ndërkombëtare "Gjeneva 2" e pasqyruan fare qartë fytyrat e Putinit dhe Obamës - personave "përgjegjës" për nismën e konferencës. Ata buzëqeshën gjatë bërjes së deklaratave të përbashkëta vetëm dy herë. Në fillim, në momentin e shtrëngimit të duarve, dhe kur lindi nevoja për ta finalizuar takimin me një notë maxhore, optimiste.