Bashkëpunëtorët e agjencive turke të sigurisë në Stamboll, Ankara dhe Eskişehir sot në mëngjes bastisën apartamentet dhe shtëpitë e banimit të personave të akuzuar për provokimin e përleshjeve midis demonstruesve dhe policisë. Janë arrestuar më shumë se 100 vetë.

Arrestimet kryesore kanë patur vend në Stamboll, ku po zhvillohen protestat më masive antiqeveritare. Njoftohet se të arrestuarve u janë konfiskuar të paktën tre armë zjarri, një sasi e madhe lëndësh djegëse si dhe shishe me kokteje Molotov.