Duke folur përpara pjesëmarrësve të Forumit Global të Mediave në Bon gjuhëtari dhe filozofi amerikan Noam Chomsky ka kritikuar modelin ekzistues politik dhe ekonomik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se detyrë kryesore e autoriteteve të vendit është bërë mbrojtja e pakicës nga shumica.

Nën pretekstin e garantimit të sigurisë kombëtare autoritetet përpiqen vetëm të zgjerojnë pushtetin dhe ndikimin e tyre. Ndërkohë që industria mbizotëruese e Public Relations (PR) minon bazat e demokracisë së vërtetë, ndërsa reklama minon bazat e tregut.

Në arenën ndërkombëtare Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë rezervuar vetes të drejtën e njëanshme për të kërcënuar këdo dhe kudo qoftë, duke u bërë irracionale dhe hakmarrëse nëse lind ndonjë kërcënim për interesat e tyre.