Komisioni Evropian për çështjet e Migrimit dhe Refugjatëve në raportin e vet deklaroi se në vitin 2011 shumicën e lejeve të qëndrimit në BE e kanë marrë ukrainasit.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, leje të përhershme qëndrimi në BE këtë vit kanë marrë rreth 204 mijë ukrainas.

Në vend të dytë renditen amerikanët (189 mijë), në të tretin emigrantët nga India (rreth 179 mijë), kurse vendin e katërt dhe të pestë e zënë respektivisht Kina dhe Maroku.

Gjithsej për vitin 2011 lejen e qëndrimit në BE e kanë marrë 2.5 milionë vetë.