Deputetët e Dumës Shtetërore të Rusisë miratuan gjatë leximit të dytë amendamentin për projektligjin mbi masat e mbështetjes së fëmijëve jetimë, duke miratuar ndër të tjera edhe një ndalim mbi birësimin ndërkombëtar të fëmijëve rusë nga çifte të të njëjtit seks, si dhe qytetarë të vetëm në vendet ku martesa të tilla janë të legalizuara.

Në leximin e parë dokumenti u miratua më 16 prill. Votimi përfundimtar për miratimin e projektligjit në fjalë duhet të mbahet më 21 qershor.