Presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të marrë pjesë në ditën e dytë të punës të Samitit të "G-8", i cili përfundon sot në qytetin verior të Irlandës Lough Erne, njofton korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë". Liderët e vendeve të “G-8” po diskutojnë çështjet e luftës kundër terrorizmit si dhe problemet ekonomike.

Samiti i ardhshëm i “G-8” do të mbahet në qytetin rus Soçi verën e vitit 2014.