Moska u bën thirrje partnerëve të vet në Perëndim që të peshojnë mirë të gjitha rreziqet e lidhura me furnizimin e armëve opozitës siriane. Ky hap do të bëhet një goditje serioze mbi vetë procesin e rregullimit politik të konfliktit sirian, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Rjabkov.

"Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Bashkimin Evropian që t’i peshojnë 3 herë, 4 herë pasojat politike të këtij veprimi", - u shpreh për gazetarët Sergei Rjabkov. Sipas fjalëve të tij, nuk ka asgjë më destruktive se sa të ushqehen shpresat e grupeve militante në Siri, të cilat besojnë se fitorja ushtarake mund të arrihet.