Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-Hye u takua ditën e martë me themeluesin e rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg.

Mark Zuckerberg vuri në dukje se Koreja e Jugut është një treg i rëndësishëm për Facebook dhe se kompania e tij do të vazhdojë të investojë në tregun aziatik.

Themeluesi i Facebook deklaroi gjithashtu se do të mendojë se si mund të marrë pjesë kompania e tij në programin e "ekonomisë krijuese" të Presidentes së Koresë së Jugut.

Politika e "ekonomisë krijuese" synon krijimin e mundësive të reja për biznesin, industrinë dhe punësimin e popullsisë nëpërmjet shkrirjes së informacionit dhe teknologjive të telekomunikacionit, kulturës dhe sferave të tjera.