Në Madrid po vihet re një invadim i paparë i molave, i shkaktuar, sipas mendimit të ekspertëve, nga pranvera e ftohtë, e lagësht në Evropë dhe ardhja e papritur e vapës.

Banorëve të Madridit kjo gjë u shkakton një spektër të gjerë ndjesish - që nga ankthi e deri tek humori. Në qytet qarkullon shakaja se shkak i invadimit të këtyre insekteve u bënë tifozët e klubit të futbollit "Atlético de Madrid", i cili këtë vit fitoi Kupën e Spanjës në futboll. Molat ka gjasa të kenë kërcyer nga shallët e tifozëve, të cilët janë pluhurosur për një kohë shumë të gjatë nëpër dollape përpara se ato t’i nxirrnin për të festuar fitoren.

Ekspertët e qetësojë popullatën duke konfirmuar se këtë javë invadimi i tyre do të marrë fund.