Më shumë se 20 vatra zjarri janë regjistruar në territorin e Qarkut Federal të Lindjes së Largët të Rusisë. 18 prej tyre kanë shpërthyer në Jakutia, ku gjuhët e flakëve përfshinë rreth 1.300 hektarë pyje.

Ditën e martë për shuarjen e zjarreve në Jakutia u bashkuan dy aeroplanë amfibë “Be-200”. Gjatë ditës pilotët planifikojnë të bëjnë 10 fluturime dhe të hedhin mbi vatrat e zjarrit rreth 200 ton ujë.

Përveç Jakutisë, shpërthime zjarresh janë regjistruar edhe në Kamçatkë edhe në Çukotkë. Sipas të dhënave të Departamentit të Pylltarisë, që nga fillimi i sezonit të zjarrit në vitin 2013 në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë janë regjistruar 740 zjarre natyrore në një sipërfaqe prej 232.300 hektarë.