Kompania mongoleze “HBOil” ka blerë 20% të aksioneve të rafinerisë koreanoveriore të naftës “Sungri” me qëllim reduktimin e varësisë energjetike të Mongolisë nga Rusia dhe Kina.

Në kuadër të marrëveshjes në fjalë kompania “HBOil” do të furnizojë me naftë rafinerinë “Sungri”, e cila zotëron një kapacitet përpunimi prej 2 milionë ton në vit dhe qasjen në sistemin hekurudhor të Rusisë. Pas kësaj nënproduktet e naftës do të kthehen mbrapsht në Mongoli.

Vëllimet e prodhimit të naftës në Mongoli janë rritur për një vit në 42% - deri në 3.64 milionë fuçi. Pothuajse e gjithë nafta e nxjerrë në Mongoli eksportohet në lidhje me pamjaftueshmërinë e rafinerive vetiake të përpunimit.