Futbollistët e famshëm francezë Franck Ribery dhe Karim Benzema ditën e martë do të dalin para gjyqit në Paris nën akuzat për marrëdhënie seksuale me një prostitutë të mitur.

Lojtari i “Bavarisë” së Mynihut Frank Ribery e pranoi këtë fakt, por deklaroi se nuk dyshonte që prostituta Zahia Dehar ishte vetëm 17 vjeçe.

Sulmuesi i ekipit “Real Madrid" Karim Benzema i ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura kundër tij.

Zahia Dahar, e cila tani është 21 vjet, deklaroi se i ka gënjyer futbollistët për moshën e saj të vërtetë.