Më shumë se 30 vetë kanë humbur jetën dhe rreth 60 të tjerë janë plagosur si rezultat i një akti të dyfishtë terrorist në një xhami shiite në veri të kryeqytetit irakian.

Terroristi i parë kamikaze e hodhi veten në erë në afërsi të hyrjes së ndërtesës. Ndërsa terroristi tjetër vetëvrasës shfrytëzoi rrëmujën e panikun nga shpërthimi i parë dhe vrapoi brenda xhamisë, ku detonoi mekanizmin e dytë eksploziv.

Rritja e tensionit në Irak lidhet me konfrontimin e përshkallëzuar të komuniteteve më të mëdha islamike - sunitëve dhe shiitëve. Vendi po zhytet gradualisht në kaosin e konfliktit ndërfetar.