Albumi i këngëtarit rapper Jay-Z "Magna Carta Holy Grail" u realizua në një tirazh prej 1 milion kopjesh që para daljes së tij në treg.

Kompania Samsung i ka blerë këngëtarit rapper 1 milion kopje të këtij albumi, duke paguar 5 $ për secilën. Më 24 qershor kompania do të lëshojë një aplikim të veçantë për Android, përmes së cilit përdoruesit mund të shkarkojnë falas albumin më 4 korrik. Ndërkohë që ata nuk do të mund ta transferojnë dot kopjen e tyre për të tjerët.

Në shitje albumi "Magna Carta Holy Grail" do të dalë më 7 korrik, ndërsa për mundësinë e porositjes së tij parakohe nuk njoftohet asgjë.