Siç vuri në dukje në hapjen e Forumit Global të Mediave të vitit 2013 Deutche Welle nën sloganin “E ardhmja e rritjes - ekonomia, vlerat dhe mass mediat", që po mbahet në Bon të Gjermanisë, Sekretari shtetëror i Ministrisë për Çështjet Federale dhe Evropiane dhe Mediat të North Rhine-Westphalia, Marc Jan Eumann: kohët e fundit peizazhi informativ ka ndryshuar në mënyrë të qenësishme. Sot nuk është e domosdoshme të jesh i pari në tregun informativ të raportimit të lajmeve, e rëndësishme është që informacioni që jepet të jetë i vërtetësishëm, i saktë dhe i transmetuar në mënyrë profesionale.

Rrjedha e informacionit kërkon që gazetarët profesionistë në interes të komunitetit të merren me klasifikimin, përzgjedhjen dhe transmetimin në mënyrë sa më objektive të informacionit.