Rusia në dritën e Samitit aktual të “G-8” nuk përjeton shqetësim në lidhje me skandalin e përgjimit të personave të parë të shtetit në vitin 2009, por në planin e përgjithshëm të mbrojtjes së informacionit shpreh preokupim megjthatë, deklaroi përfaqësuesi rus në “G-8”, Aleksei Kvasov.

Qendra e Komunikimeve Qeveritare e Britanisë së Madhe gjatë takimit të “G-20” në vitin 2009 survejoi delegatët e samitit, njoftoi Edward Snowden. Mbikëqyrjes iu nënshtruan përfaqësuesit e "G-20" nga Rusia, Turqia dhe Afrika e Jugut. Në veçanti janë përgjuar bisedat telefonike të Presidentit të atëhershëm të Rusisë, Dimitri Medvediev.