Rusia do të furnizojë Kinën me një parti të gjuajtësve të rinj multifunksionalë “Su-35” (russ. "Су-35"). Tani po zhvillohen negociatat mbi kushtet e kontratës, e cila duhet të përgatitet për nënshkrim deri në fund të këtij viti, njoftoi një burim në sistemin e bashkëpunimit tekniko-ushtarak të Rusisë me vendet e huaja, të cilat marrin pjesë në Sallonin aerokozmik "Le Bourget 2013".

"Aktualisht po zhvillohet specifikimi i dokumentit. Furnizimi i ardhshëm në Kinë i gjuajtësve “Su-35” është "sekret i hapur" dhe mbetet e paqartë se pse për këtë nuk flitet zyrtarisht", - tha burimi.