Qendra e biznesit "Visockij" (54 kate, 188 m) ndodhet në qendër të qytetit të Ekaterinburgut dhe është rrokaqielli më verior në botë, i cili ka hyrë në Librin e rekordeve dhe arritjeve të Rusisë dhe në Librin e Rekordeve Guinness. Ai gjithashtu u bë një nga simbolet e qytetit si pjesë e aplikimit të Ekaterinburgut për pritjen e Expo 2020 (http://www.expo2020.ru/en).

Galeria fotografike: Ekaterinburgu i parë nga lartësia e fluturimit të zogjve

Nga lartësia e qendrës së biznesit anëtari i dhomës së lartë të parlamentit rus nga qarku i Ekaterinburgut Arkadi Çerneckij i prezantoi “Zërit të Rusisë” objektet tashmë të ndërtuara, si dhe ato objekte që do të përdoren për zhvillimin e Expo 2020.