0Tradicionalisht Forumi i Shën Petersburgut konsiderohet si një nga evenimentet më të mëdha ekonomike. Për shembull, vitin e kaluar gjatë zhvillimit të Forumit u nënshkruan 84 kontrata dhe marrëveshje me një vlerë totale prej 12 miliardë dollarësh. Por ai shkakton gjithashtu një interes të rritur e mjaft të gjallë edhe në radhët e politikanëve dhe analistëve politikë, vuri në dukje mysafiri i përhershëm i FENP-së, Kreu i Përfaqësisë së Moskës të Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë të Gjermanisë Michael Harms:

- Unë pres të dëgjoj në Forumin aktual, para së gjithash, përkufizimin e pozitës politike dhe ekonomike të Rusisë, fjalimin tradicional të Presidentit rus si dhe të politikanëve e ekonomistë të tjerë të lartë rusë. Ata do të mund të përcaktonin qartë se cilat janë prioritetet ekonomike dhe politiko-ekonomike të qeverisë ruse në të ardhmen e afërt, çfarë iniciativash të reja janë planifikuar prej saj. Zakonisht çdo vit ka përherë diçka të re.

Për ekspertët ky forum është një mundësi e shkëlqyer për t’u njohur me politikën ruse, për të dëgjuar mendime të caktuara, gjykime dhe përsiatje nga goja e personave të parë të shtetit, thotë shkencëtari politik francez Gille Kepel, i cili do të marrë pjesë për herë të parë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut:

- Rusia luan një rol tejet të rëndësishëm në Lindjen e Mesme. Dhe unë vetë, si një profesor universitar dhe ekspert për Lindjen e Mesme, shpresoj që të kuptoj më mirë në Forumin ku jam ftuar rolin e Rusisë, të njihem me pritjet e saj si dhe të diskutoj me homologët rusë situatën e krizës, veçanërisht në Lindjen e Mesme. Unë mendoj se për mua personalisht janë jashtëzakonisht të rëndësishme kontaktet me udhëheqjen ruse, me ekspertët rusë, sepse ne në Francë i njohim fort mirë ata. Megjithatë unë i përmbahet mendimit ne nuk kontaktojmë mjaftueshëm midis nesh, ndërkohë që Rusia luan një rol tejet të rëndësishëm në Lindjen e Mesme, dhe ne duhet të flasim medoemos me njëri-tjetrin.

Por në mënyrë veçanërisht produktive në Forum punojnë biznesmenët. Për shumë kompani perëndimore ai është një platformë e shkëlqyer për gjetjen e partnerëve në tregjet në zhvillim, tha Michael Harms:

- Në këtë Forum preken temat e politikës energjetike, industrisë së automobilave, OBT-së, roli i Kinës dhe shumë çështje të tjera interesante. Dhe, përveç kësaj, në të, natyrisht, krijohen mundësi për kontakte të leverdishme e perspektive. Në një hapësirë mjaft të kufizuar mund të takohesh me njerëz shumë interesante, në platformën e Forumit zhvillohen gjithashtu biseda interesante.

0Përfaqësuesit e disa kompanive premtojnë se në Forumin e këtij viti do të merren vendime me rëndësi kyçe. Kështu, në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë", Drejtuesi i praktikës konsulente globale në industrinë elektronike të IBM-së, Paul Brody, (Global Industry Leader, Electronics in IBM) deklaroi se kompania e tij do të prezantojë zhvillime të reja në lidhje me transformimin e industrisë me fillimin e aplikimit të printimit 3D dhe teknikës robotike.