0Rusia ka përgatitur kësaj here për mysafirët dhe pjesëmarrësit e Sallonit aerokozmik një surprizë të vërtetë - për herë të parë ajo do të demonstrojë avionin e saj gjuajtës “Su-35S” (russ. “Cу-35C”), tregoi për "Zërin e Rusisë" Drejtori për Marrëdhëniet Publike i kompanisë "Sukhoi", Sergei Mesherjakov:

- Kompania "Sukhoi" do të demonstrojë në Sallonin ndërkombëtar francez të teknikës së aviacionit dhe asaj kozmike (Airshow) "Le Bourget 2013" gjuajtësin e ri multi-qëllimor luftarak “Su-35S” . Ky është një avion i prodhimit serik i projektuar për përdorim nga trupat ushtarake. Ky është demonstrimi i parë i avionit në një ekspozim ndërkombëtar. Aeroplani tashmë mbërriti në Paris dhe pas një serie fluturimesh provë do të përfshihet në programin e fluturimeve. Përveç kësaj, avioni do të vendoset në parkingun e Sallonit dhe gjithkush që dëshiron do të ketë mundësi ta shohë atë nga afër.

Galeria fotografike

Delegacionin nga Rusia në Sallonin "Le Bourget 2013" e pret një punë mjaft e tensionuar. Përveç ekspozimit të makinave të reja me krahë dhe debutimit të grupeve të pilotazhit të lartë "Kreshnikët rusë" dhe "Strizhi" (russ. “Русские витязи” и “Стрижи”) ekspertët rusë kanë ndërmend t’u demonstrojnë klientëve potencialë të huaj modelet më të fundit të teknikës së aviacionit dhe asaj kozmike, shumë prej të cilave kanë aftësi me të vërtetë unikale. Siç vuri në pah aviatori kolaudator Anatoli Kvoçur, në Le Bourget kompanitë ruse kanë një mundësi mjaft të mirë për të promovuar imazhin pozitiv të industrisë ruse të avionëve, sepse konkurrenca e ashpër nuk u lë asnjë rrugëdalje tjetër atyre:

- Çdo ekspozitë është, së pari, një luftë e vërtetë për treg. Ndërsa, së dyti, ajo është demonstrim i potencialit teknologjik, shkencor dhe industrial të kësaj apo asaj fuqie (shteti) në përgjithësi. Rusia, natyrisht, duhet të kujdeset për të ruajtur në botë imazhin e një prej vendeve kryesore në industrinë e aviacionit.

Rusia ka në dorë edhe një tjetër kartë atu - helikopterin më të ri zbulues dhe sulmues ushtarak Ka-52 "Alligator" (russ.Ка-52 “Аллигатор”), i cili gjithashtu do t’i prezantohet për herë të parë audiencës së huaj. Siç deklarojnë përfaqësuesit e kompanisë ruse "Rosoboronexport", tani po negociohet në mënyrë aktive mbi shitjen e makinave luftarake me disa partnerë të huaj. Dhe është plotësisht e mundur që gjatë zhvillimit të Sallonit të teknikës së aviacionit "Le Bourget 2013" të nënshkruhen tashmë disa kontrata.