Udhëheqësit e partive greke, të cilat janë pjesë e koalicionit qeveritar, ditën e hënë do të mblidhen për zgjidhjen e kontradiktave në thellim e sipër, të cilat kërcënojnë ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Marrëdhëniet midis partive u përkeqësuan pasi Kryeministri grek dhe Lideri i partisë konservatore "Demokracia e Re", Antonis Samaras, njoftoi mbi mbylljen e televizionit shtetëror ERT, duke e shpjeguar këtë vendim me pikësynimin për të kursyer dhe duke e akuzuar atë për shpërdorim të parave.

Kundër një vendimi të tillë dolën dy parti të tjera të koalicionit si dhe sindikatat. Sipas rezultateve të sondazheve, 65% e grekëve nuk e mbështesin gjithashtu vendimin për mbylljen e televizionit.